Shkurt.ch
Facebooku, shkaktar për rënien e kriminalitetit te të rinjtë zviceranë!
Numrin më të madh të delikteve të rinjtë i kryejnë netëve në hapësira publike. Ndërsa tash, të rinjtë gjatë natës qëndrojnë më tepër në shtëpi dhe komunikojnë përmes mediave sociale si Facbook-u...
Kriminaliteti në mesin e të rinjve në Zvicër, nga viti 1999, kur ka filluar të dokumentohet statistikisht, asnjëherë nuk ka qenë më i ulët se gjatë vitit 2015. Në vitin 1999, “në adresë” të të rinjve ishin regjistruar 7000 shkelje të ligjit ndërsa në vitin aktual janë më pak se 6000, shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag” në edicionin e saj të Krishtlindjes.
Sipas statistikës, fillimisht pas vitit 1999 numri i delikteve të kryera nga të rinjtë shkonte drejt rritjes, ashtu që në vitin 2010 ai kishte arritur rekordin prej më shumë se 10.000 veprash penale nga kjo kategori, transmeton albinfo.ch. Por nga viti 2010 ka filluar tendenca e rënies, e cila këtë vit pra ka arritur në nivelin rekord më të ulët.
“Një shkak i rëndësishëm për uljen e dhunës së të rinjve duhet kërkuar në qëndrimin e ndryshuar të të rinjve sa i përket mënyrës së shfrytëzimit të kohës së lirë”, thotë penalisti Marcel Riesen-Kupper. I përmenduri është kryeprokuror për të rinj në Kantonin e Cyrihut dhe kryetar i Bashkësisë Zvicerane për të drejtën penale për të rinj, duke analizuar të dhënat e publikuara në gazetë.
Ai thotë se numrin më të madh të delikteve të rinjtë i kryejnë mbrëmjeve dhe netëve në hapësira publike. Ndërsa tash, siç dëshmojnë studimet, të rinjtë gjatë kohëve të përmendura sillen më pak në ato hapësira se sa pak vite më parë, përcjell albinfo.ch. Ata qëndrojnë më tepër në shtëpi dhe komunikojnë përmes mediave sociale si Facbook-u ose Snapchat-i.
Në këtë mënyrë edhe konfliktet zhvillohen më shumë “online” se sa në qendër të fshatit ose në lokalet e argëtimit, siç ndodhte zakonisht më parë. Dhe, kjo, sipas ekspertit në fjalë e sqaron rënien e kriminalitetit të të rinjve në Zvicër nga viti 2010.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











