Autotech
Facebooku po i humb të rinjtë
Sipas të dhënave të “eMarketer”, rrjeti social Facebook është duke humbur përdoruesit e rinj në kohë më të shpejtë se përpara.
Teksa platforma sociale llogariste në Instagramin që të mbante përdoruesit e rinj, rrjeti tjetër Snapchat duket se ka nisur të rishpërthejë.
Për herë të parë pas një kohe të gjatë, më pak se gjysma e të rinjve 12-17 vjeçar në SHBA e përdorin Facebookun të paktën një herë në muaj.
Facebooku akoma është duke shtuar përdorues, por shkaktar janë përdoruesit më të vjetër në moshë. Në vitin 2018, në SHBA Facebooku pritet të shtojë 1 për qind të numrit të përdoruesve në krahasim me vitin e shkuar, transmeton Albinfo.ch.
Në vitin 2018, numri i përdoruesve të Facebookut 9.3 për qind e përdoruesve prej moshës 11 e më të rinj do të largohen nga ky rrjet. Numri i përdoruesve prej moshës 12 deri 17 vjeç dhe 18 deri më 24 do të ulet për 5.6 për qind, respektivisht 5.8. Kjo është hera e parë që “eMarketer” ka parashikuar ulje të numrit të përdoruesve në Facebook.
Megjithatë, jo të gjithë këta do të kalojnë në Instagram. Instagrami pritet të shtojë 1.6 milion përdorues, për dallim prej Snapchatit që do të rritet për 1.9 milion.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












