Autotech
Facebook në luftë me ISIS-in
Rrjeti i madh social, Facebook, ka thënë se përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknikave të tjera automatike për të fshirë postimet lidhur me terrorizmit, kanë sjellë fryte, por duhet akoma më shumë punë.
Kompania ka thënë se 99 për qind të materialit që ka fshirë ishte për organizatën “Al Qaeda” dhe Shtetin Islamik.
Megjithatë, kompania thotë se është e vetëdijshme që i duhet më shumë punë për të identifikuar grupe të tjera, transmeton Albinfo.ch.
Themeluesi, Mark Zuckerberg kishte dhënë detajet e para për planin e bazuar në inteligjencën artificiale në muajin shkurt. Atë kohë ai kishte thënë se duhen disa vjet që të zhvillohen në plotësi sistemet e kërkuara.
Facebooku bazohet në një miks të shikimeve të përdoruesve dhe softuerëve për të konfirmuar se cilat postime duhet të largohen, por thotë se detyra tani varet kryesisht nga sistemet automatike.
Rrjeti social thotë se teknologjitë përdorin kombinimin e fotografive dhe videove për të identifikuar pamje të përdorura nga grupe terroriste për t’i fshirë përmbajtjet e caktuara.
Facebooku ishte kritikuar ashpër nga shumë shtete për “promovim” të terroristëve. Në tetor, në Gjermani kishte hyrë në fuqi një ligj që i mundësonte qeverisë të gjobiste rrjetet sociale deri në 50 milionë euro nëse nuk arrijnë t’i heqin postimet e dhunshme brenda 24 orëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














