Shkurt.ch
Hiqet bllokimi i kontos së Mörgeli-t
Sot rreth mesditës, Facebook ka hequr bllokimin e kontos kryesore të politikanit zviceran Christoph Mörgeli në këtë rrjet social. Rreth 18 orë ka zgjatur bllokimi për të cilin facebook nuk ka dhënë informata konkrete.
Mörgeli ka falënderuar me këtë rast facebook-un, ithtarët e tij dhe kundërshtarët politikë për “fitoren e lirisë së mendimit” që është arritur me zhbllokimin e kontos së tij.
—
Rrjeti më i njohur social, facebook, gjegjësisht selia e koncernit të madh ndërkombëtar në SHBA ka bllokuar profilin e deputetet nacional nga SVP-ja, Christoph Mörgeli, duke e cilësuar atë si një profil me “përmbajtje të papërshtatshme“. Këtë bllokim e kane sjellë ankesat e shumë shfrytëzuesve të facebook-ut. Vetë Mörgeli e ka konfirmuar për radion SRF se profili i tij kryesor në facebook nuk është më i qasshëm.
Në Facebook, nga ana tjetër deklarojnë se profili i politikanit zviceran është mënjanuar nga rrjeti pasi që ai përbënte shkelje të standardeve të përbashkësisë që proklamon rrjeti social në fjalë, transj^meton albinfo.ch. Por, në këtë sqarim nuk është dhënë shkasi konkret i shlyerjes apo bllokimit të profilit.
Megjithatë, arsyeja e gjithë kësaj është e njohur nga opinioni. Në profilin e tij, deputeti dhe politikani i njohur kishte publikuar një fotografi që tregon anijen e stërmbushur me refugjatë shqiptarë që zbarkonin në Itali në vitin 1991, përcjell albinfo.ch. Ajo që kishte shkaktuar indinjatë te lexuesit kishte qenë mbishkrimi: “Profesionistët po vijnë”, që në mënyrë ironike u referohej refugjatëve në fjalë.
Vetë Mörgeli ka paralajmëruar mundësinë e ankesës. “Bllokimi është një shenjë katatrofike për lirinë e mendimit në Zvicër” ka thënë ai me këtë rast.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











