Bota
Evropianët të ‘zhytur’ në borxhe
Pas disa vitesh të inflacionit të qëndrueshëm, presionet e çmimeve tani janë afër objektivit të BQE-së. Megjithatë, një në katër evropianë ende nuk i paguan faturat e tyre në kohën e duhur
Ndërsa kriza e kostos së jetesës po zbutet, evropianët përgjithësisht po e gjejnë më të lehtë të paguajnë faturat në kohë, sipas raportit më të fundit evropian për pagesat e konsumatorëve nga Intrum.
Edhe kështu, 24% prej tyre ende nuk po i shlyejnë detyrimet brenda afatit të përcaktuar, krahasuar me 37% në vitin 2023.
Diferencat midis vendeve dhe grupeve sociale vazhdojnë të thellohen dhe shumë njerëz ende po mbeten prapa me pagesat.
“Ne shohim një ndarje të qartë mes atyre që ndihen financiarisht të sigurt dhe atyre që ende jetojnë nga muaji në muaj. Shumë konsumatorë mbeten në ‘modalitet mbijetese’, hezitues për të investuar apo shpenzuar më shumë, të shënjuar nga vite pasigurie ekonomike,” tha Agnieszka Kunkel, CEO e Intrum TFI, shkruan Euroneës, transmeton albinfo.ch.
Shkalla e familjeve që i paguajnë të gjitha detyrimet në kohë ndryshon nga një vend në tjetrin. Spanja dhe Austria janë performueset më të mira në këtë drejtim, me 83%, ndërsa Greqia renditet më dobët me 67%.
Efektet e qëndrueshme të krizës së kostos së jetesës
43% e konsumatorëve në Evropë thanë se vitet e fundit kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm negativ në mirëqenien e tyre financiare, dhe gjeneratat e reja janë shpesh më të prekura.
Krahasuar me vitin 2024, një pjesë më e madhe e Brezit Z deklaroi se mos-pagimi i faturave ishte një dukuri e rregullt këtë vit, dhe jo një episod i vetëm. Në vitin 2025, 63% e të anketuarve thanë se kjo ishte e vërtetë, krahasuar me 20% një vit më parë.
Ndërsa presionet mbi çmimet në Evropë po stabilizohen, normat e interesit po bien dhe tregu i punës mbetet i fortë, jo të gjithë po përfitojnë.
Vetëm gjashtë në dhjetë evropianë vendosin rregullisht mënjanë një fond emergjence për ditë të vështira, ndërsa 29% pranojnë se raportet për paqëndrueshmëri ekonomike i bëjnë të ndihen të ankthshëm.
Raporti i këtij viti tregon gjithashtu një ndryshim në arsyet e pagesave me vonesë. Mungesa e fondeve është rikthyer si problemi dominues, dhe ky fenomen prek veçanërisht Brezin Z. Në vitin 2024, 20% thanë se arsyeja kryesore për mospagim ishte se nuk kishin mjaftueshëm para për të shlyer faturat e tyre; kjo shifër u rrit në 52% në vitin 2025.
Një barrë shtesë për të rinjtë është i ashtuquajturi presion aspirativ. Siç vëren Agnieszka Kunkel, rrjetet sociale shpesh krijojnë standarde joreale, duke i nxitur të rinjtë të marrin borxhe për të mbajtur hapin me bashkëmoshatarët. Sipas sondazhit, 31% thonë se përpjekja për të imituar stilin e jetesës së influencerëve i ka shtyrë drejt borxhit.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












