Shkurt.ch
Evropa në zgjedhje: Zvicra dridhet, frangu mund të forcohet
Viti 2016 ishte politikisht i trazuar. Stuhia mund të vazhdojë në fund të prillit. “Zgjedhjet në Francë paraqesin rrezikun më të madh për Evropën”, thuhet në një analizë të re nga “Credit Suisse” (CS). Banka e madhe përshkruan rrezikun e zgjedhjeve të ardhshme për ekonominë zvicerane.
Zvicra nuk do të kursehet. Sepse populistët e Evropës mund të kërcënojnë portofolin zviceran! Nëse fitojnë djathtistët, investitorët do të investojnë paratë e tyre në gjithë botën, edhe më shumë në franga zvicerane.
Monedha zvicerane do të jetë edhe më e fortë. Me 1.07, frangu tashmë është i mbivlerësuar. Ekonomisti i “Credit Suisse”, Claude Maurer, (42) vlerëson madje se do të barazohet frangu me euron nër rastin më të keq. “Një frang do të jetë me vlerë një euro”, parashikon ai.
Kjo do të jetë më e favorshme për zviceranët për të blerë në Gjermani dhe pushime në Itali, por situata do të ishte e rrezikshme. Maurer thotë se ekonomia zvicerane është shumë elastike.
“Megjithatë, industria e eksportit do të vuajë shumë dhe rreziku i normave negative të interesit do të jetë edhe më i lartë, madje edhe për huadhënësit e vogël të parave…”
Banka Nacionale e Zvicrës, siç shkruan “Blick”, tashmë po lufton për të zvogëluar atraktivitetin e Zvicrës për investitorët me norma negative të interesit dhe me blerjen e valutave të huaja.
Frangun e duan për shkak të stabilitetit. Këtu paraja është e sigurt. Diku tjetër, në anën tjetër ekziston rreziku nga kaosi pas zgjedhjeve. Të mërkurën në Holandë krahu i djathtë populist, Geert Wilders, (53) vështirë se do të vijë në pushtet. Rezultati do të sjellë trazirat në tregjet ndërkombëtare.
Madje edhe në Itali, pas dorëheqjes së kryeministrit Matteo Renzi (42), zgjedhjet e reja vijnë me potencial të kaosit. Kandidati protestant, Beppe Grillo, (68) është një nga kandidatët më premtues. Vetëm në Gjermani, me social-demokratin Martin Schulz (61) dhe Angela Merkel (62) janë dy kandidatë të fortë që premtojnë stabilitet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












