Lajme
Shpëtohen 539 emigrantë nga një varkë peshkimi
Anijet e rojave bregdetare italiane kanë shpëtuar 539 emigrantë nga një varkë peshkimi që po largohej nga ishulli i Lampeduzas. Bëhet fjalë për shpëtimin më të madh të emigrantëve në ishullin italian në një ditë të vetme.
Mes tyre kishte gra dhe fëmijë, ndërkohë që autoritetet raportuan se disa nga emigrantët, të cilët kishin udhëtuar përtej Detit Mesdhe nga Libia, thuhet se shfaqën shenja dhune. Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për atë që mund të ketë ndodhur, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Një mjek nga grupi humanitar MSF (Mjekët pa Kufi), Alida Serrachieri, tha se një numër i emigrantëve duket se janë sulmuar fizikisht në Libi, ndërsa prisnin një varkë për t’i transportuar ata në Evropë.
Hetuesit po shikojnë mundësinë që emigrantët të kenë qenë të burgosur në mënyrë të rreme në Libi, raportojnë mediat lokale.
Dy anije të rojës bregdetare dhe një varkë doganore nga policia italiane e krimeve financiare, Guardia di Finanza, ndihmuan në transportimin e emigrantëve në Lampeduza.
Lampedusa është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare











