Lajme
Eurovision ndryshon rregullat: Vendet në luftë nuk do të mund ta organizojnë festivalin
Sipas organizatorëve, ndryshimi synon të rrisë mbrojtjen e artistëve të rinj nga presioni që shoqëron pjesëmarrjen në një ngjarje të përmasave të Eurovisionit
Organizatorët e Eurovision Song Contest kanë miratuar rregulla të reja, sipas të cilave një vend i përfshirë në konflikt të armatosur nuk do të mund të jetë nikoqir i festivalit, edhe nëse përfaqësuesi i tij shpallet fitues.
Sipas rregullave të reja, transmetuesi fitues do të konsiderohet automatikisht i papërshtatshëm për organizimin e Eurovisionit nëse një konflikt i armatosur, situatë e ndjeshme gjeopolitike apo rrethana të tjera ndikojnë ndjeshëm në sigurinë dhe stabilitetin e vendit ose rajonit përreth.
Në raste të paqarta, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) mund të kërkojë një vlerësim të pavarur të sigurisë për të përcaktuar nëse vendi fitues është në gjendje ta organizojë ngjarjen në mënyrë të sigurt. Nëse kjo nuk është e mundur, EBU do të zgjedhë një vend tjetër organizator, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Vendimi vjen pas debateve të shumta rreth Eurovisionit në vitet e fundit. Edhe pse organizatorët nuk kanë përmendur ndonjë shtet konkret, Izraeli përfundoi në vendin e dytë në Eurovision në vitet 2025 dhe 2026. Pesë vende – Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda – bojkotuan edicionin e vitit 2026 në Vjenë për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green, tha se ndryshimet janë hartuar duke marrë parasysh reagimet e vendeve anëtare, me synim që të ofrohet më shumë qartësi dhe një ambient i sigurt për artistët dhe të gjithë të përfshirët në organizim.
Rritet edhe mosha minimale për pjesëmarrje
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është rritja e moshës minimale për garuesit. Nga rregulli i mëparshëm prej 16 vjetësh, tashmë artistët duhet të kenë mbushur të paktën 18 vjet në ditën e provës së tyre të parë.
Sipas organizatorëve, ndryshimi synon të rrisë mbrojtjen e artistëve të rinj nga presioni që shoqëron pjesëmarrjen në një ngjarje të përmasave të Eurovisionit.
Rregulli për vendet e prekura nga lufta formalizon edhe praktikën e ndjekur pas fitores së Ukrainës në vitin 2022. Për shkak të pushtimit rus, Ukraina nuk mundi ta organizonte Eurovisionin 2023, i cili u mbajt në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Ndërkohë, edicioni i vitit 2027 do të organizohet në Burgas të Bullgarisë, pasi Dara i solli Bullgarisë fitoren e parë në Eurovision në vitin 2026. Gjysmëfinalet janë planifikuar më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja më 15 maj 2027.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











