Kosova
Europa ku ka më shumë burra se gra, si renditet Kosova në raportin gjinor
Dallimet më të mëdha në Evropë regjistrohen në vendet baltike
Kosova renditet ndër vendet evropiane me një raport relativisht të balancuar gjinor, me 103.8 gra për çdo 100 burra, sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2022, transmeton albinfo.ch.
Në nivel të Bashkimit Evropian, raporti është 104.2 gra për 100 burra, çka tregon se gratë janë pak më të shumta në popullsinë e përgjithshme.
Në rajon, Serbia ka raportin më të lartë, me 105.6 gra për 100 burra, e ndjekur nga Mali i Zi me 103.3. Shqipëria ka 102.2 gra për 100 burra, ndërsa Maqedonia e Veriut 101.9.
Dallimet më të mëdha në Evropë shfaqen në vendet baltike. Letonia kryeson me 115.6 gra për 100 burra, e ndjekur nga Estonia me 110.8 dhe Lituania me 110.4. Në Ukrainë, për të cilën të dhënat janë të vitit 2022, raporti arrin në 115.7 gra për 100 burra.
Në anën tjetër, disa vende kanë më shumë burra se gra. Malta ka raportin më të ulët, me vetëm 88.3 gra për 100 burra, ndërsa pas saj renditen Islanda me 95, Norvegjia me 98.4, Sllovenia me 98.7, Suedia me 98.8 dhe Luksemburgu me 98.9.
Sipas të dhënave, një nga faktorët kryesorë që ndikon në raportin gjinor është jetëgjatësia. Gratë kanë jetëgjatësi më të madhe se burrat në të gjitha vendet e BE-së, ndërsa diferencat janë veçanërisht të theksuara në vendet baltike.
Të dhënat tregojnë se Kosova, me 103.8 gra për 100 burra, është shumë pranë mesatares evropiane, duke u renditur mes vendeve ku diferenca gjinore në popullsi mbetet relativisht e vogël./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










