Lajme
“EUROBUS” ndërpret linjat e gjata brenda Zvicrës
Ndërmarrja private e autobusëve “EUROBUS” po pezullon gjashtë linjat e saj të autobusëve në distanca të gjata në Zvicër, vendim që do të hyjë në fuqi më 15 nëntor
Linjat në fjalë janë ato midis Gjenevës dhe St. Gallen, Luganos dhe Bazelit dhe Montreux-Cyrih, njoftoi të mërkurën agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-SDA, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Transportit në Zvicër ra dakord për përfundimin e licencës së kompanisë dhe ndërprerjen e operacioneve më 15 nëntor.
Roger Müri, drejtori i EUROBUS, i tha agjencisë së lajmeve se autobusët që lidhin Zvicrën me vendet fqinje do të vazhdojnë të funksionojnë.
Grupi operon me 300 autobusë. Kjo kompani është partneri lokal i Flixbus për udhëtime kombëtare.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












