Shqipëria
Euro vazhdon të bie
Monedha e përbashkët ka pasur një periudhë të dobët në tregun vendas, duke arritur nivelin më të ulët të nëntë viteve në 27 qershor
Përkundër se ka përfunduar sezoni i verës, euro vazhdon të bie në Shqipëri. Monedha evropiane është këmbyer në nivelin e 133.42 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare euro ka vijuar të mbetet e fortë duke u luhatur në nivelin e 1.165 dollarëve, përcjell albinfo.ch.
Monedha e përbashkët ka pasur një periudhë të dobët në tregun vendas, duke arritur nivelin më të ulët të nëntë viteve në 27 qershor, kur u këmbye 131.9 lekë.
Që prej fundit të vitit 2016, euro në tregun vendas po luhatet afër niveleve më të ulëta të nëntë viteve, ku faktori kryesor mbetet ofertat e lartë e valutës në tregun vendas, që ka ardhur kryesisht nga hyrjet e valutës nga aktivitete të paligjshme, por edhe si rrjedhojë e përmirësimit të dukshëm të bilancit të pagesave.
Ndërkohë, dollari amerikan është këmbyer në nivelin e 114.59 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro, e fortë në tregjet ndërkombëtare, por e zhvlerësuar në vend, ka tërhequr dollarin në nivele më të ulëta të këmbimit se sa fillimi i vitit, ku ishte afër nivelit të 130 lekëve të këmbimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











