Kosova
“Euractiv”: SHBA dhe Serbia kanë mendime të ndryshme rreth formimit të ushtrisë së Kosovës
Vizita e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Mitchell, në Beograd, ku tha se “Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake, e cila nuk do të përbënte kurrfarë kërcënimi për serbët”, ka nxitur reagime në Serbi dhe jashtë saj, shkruan media europiane “euractiv.com”.
Në parim SHBA dhe Serbia janë pajtuar për një diskutim të “hapur dhe të mirë” në lidhje me relacionet ekonomike, reformat dhe integrimin e Beogradit në BE, por të dyja palët kanë ide katërcipërisht të ndryshme rreth mundësisë së formimit të ushtrisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Presidenti serb Aleksandër Vucic mbrojti idenë se nuk ka “letër zyrtare” që do lejonte krijimin e ushtrisë nga Prishtina, megjithatë Mitchell potencoi fuqishëm se “askush s’ka të drejtë vetoje ndaj Kosovës për të marrë hapa të tillë.”
Përkundër kësaj, Vucic, pranoi se Serbia nuk mund të zgjidhte problemin e Kosovës, pa përfshirjen amerikane dhe se Beogradi është i gatshëm të pranojë “kompromise”. Ndaj deklaratave amerikane për mbështetjen e krijimit të ushtrisë së Kosovës, menjëherë ka ardhur reagimi i ministrisë së jashtme ruse, ku potencuan se një hap i tillë vetëm se do tensiononte situatën në Ballkan.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











