Futboll
Ethet e shortit: Sot Zvicra, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Zvicra mund të jetë në një grup me Kosovën, apo edhe me Shqipërinë
Sot nga ora 12:00 në Dublin të Irlandës do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian që nisin nga marsi i vitit të ardhshëm, që do të zgjasin deri në muajin nëntor, shkruan albinfo.ch.
55 kombëtare janë ndarë në 6 vazo dhe do të formohen dhjetë grupe. Pesë me nga pesë Përfaqësuese dhe pesë me gjashtë.
Zvicra ndodhet në vazon e parë dhe do të ketë kundërshtar më të dobët, së paku në letër, derisa Gjermania është në vazon e dytë dhe rrezik për çdo kundërshtar.
Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe pritet të ketë një short të vështirë, ashtu si edhe Kosova, që është në vazon e pestë.
Për shkak të probleme politike, Kosova nuk mund të jetë në short me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Vazot
Vazo 1: Zvicra, Portugalia, Holanda, Anglia, Belgjika, Franca, Spanja, Italia, Kroacia, Polonia.
Vazo 2: Gjermania, Islanda, Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Suedia, Rusia, Austria, Uellsi, Çekia
Vazo 3: Sllovakia, Turqia, Irlanda, Irlanda V, Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda, Bullgaria, Izrael
Vazo 4: Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia
Vazo 5: Maqedonia, Kosova, Bjellorusia, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe
Vazo 6: Letonia, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, San Marino.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














