Lajme
Ethet e dengës në Valis: Rajoni po trajtohet me insekticid
Për herë të parë, autoritetet në kantonin e Valisit u detyruan të aktivizonin një plan parandalues kundër mushkonjës tigër. Kjo pasi një banor ishte infektuar me ethet e dengës gjatë një udhëtimi jashtë vendit.
Banorët e lagjes ku jeton personi i infektuar u informuan për masat paraprake në trajtimin e insekticidit. Konkretisht, kjo do të thotë se ata duhej të prisnin një orë pas vendosjes së insekticidit para se të dilnin jashtë dhe nuk u lejohej të punonin në kopshtin e perimeve për tre ditët në vijim, transmeton albinfo.ch.
Sébastien Flükiger është përgjegjës për kontrollin e dëmtuesve.
“Ne përdorim piretrum, i cili merret nga krizantema kaukaziane, një produkt në thelb natyral që është i përforcuar me vaj susami. Këto janë në thelb produkte që zbërthehen dhe nuk lënë gjurmë në mjedis”, ka thënë ai për RTS.
Mbrojtja kundër mushkonjave tigër
Personi i prekut nuk kishte nevojë të shkonte në karantinë. Megjithatë, shërbimi shëndetësor e ka këshilluar atë të qëndrojë në shtëpi ose të trajtohet me një ilaç kundër mushkonjave para se të largohet. Kjo është për të parandaluar që një mushkonjë tigër të pickojë dhe të përhapë ethet e dengës.
“Është më e zakonshme këto ditë që udhëtarët të kthehen me këtë infeksion,” thotë mjekja e kantonit Valais, Delphine Berthod. “Ne duam të shmangim takimin midis gjakut të saj dhe mushkonjës tigër lokale dhe kështu të mbajmë të ulët mundësinë që sëmundjet tropikale të importohen”, transmeton albinfo.ch.
Si një masë paraprake shtesë, punonjësit e komunitetit kanë shpërndarë granula larvicidi kudo që ka ujë të ndenjur.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














