Lajme
Është përgjuar telefoni i Thaçit, publikohet në Youtube
Gjatë bisedave telefonike nuk kursehen të sharat, kryesisht ndaj zyrtarëve të padëgjueshëm të PDK-së, Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit
Një valë përgjimesh telefonike të zyrtarëve me të lartë të shtetit ka trazuar skenën politike kosovare. Në disa përgjime telefonike që kanë dalë në “You Tube” por edhe janë dërguar nëpër mijëra e-maila nga një adresë anonime, shfaqen të sharat dhe marrëveshjet e zyrtarëve të lartë kosovarë për politikanët e padëgjueshëm.
Në disa përgjime telefonash shfaqen bisedat telefonike të Adem Grabovcit, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës me kryeministrin Hashim Thaçi, ministren e Integrimeve Vlora Çitaku, ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Gjatë bisedave telefonike nuk kursehen të sharat në drejtim të njëri-tjetrit, por me theks të veçantë ndaj zyrtarëve të padëgjueshëm të PDK-së, Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Derisa këtij të parit i thotë “bandit”, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, vetë kryeministri Thaçi e quan “Jakupovski”.
Ndërsa më i paskrupullt në këto komunikime del kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, cili gjatë gjithë kohën e shanë. Ai ka urrejtje për kryeparlamentarin Krasniqi, për të cilin kërkon që të shkarkohet. Të njëjtën kërkesë e ka pothuajse edhe ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku.
Lidhur me këto përgjime ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke dënuar e konsideruar se përgjimet janë të falsifikuara dhe joligjore. Qeveria, nëpërmjet një kumtese, kërkon me urgjencë nga organet kompetente të Kosovës dhe nga EULEX-i që të ndriçojë këtë akt sa që ajo e ka quajtur skandaloz dhe kundërligjor: “Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundër- ligjshme dhe e dënueshme…” thuhet në reagim.
Veprimet e kësaj natyre, sipas Qeverisë, janë përpjekje e drejtpërdrejtë e mekanizmave të caktuar vendor dhe disa ndërkombëtarëve “për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucional dhe funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.
Përkitazi me këto përgjime ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se nuk ka gisht në këto përgjime.
“Policia e Kosovës njofton opinionin publik dhe qytetarët se lidhur me publikimet e përgjimeve të tilla, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe në konsultim me prokurorin përkatës ka iniciuar hetimet nga njësitet e specializuara policore që merren me hetimin e rasteve të kësaj natyre”, thuhet në reagim.
Bazuar në ligjet e Kosovës, autoriteti i vetëm për dhënien e urdhrit për përgjime, sipas policisë, është gjyqtari i procedurës paraprake dhe të gjitha përgjimet e tjera joligjore dhe të falsifikuara “konsiderohen veprime të kundërligjshme”.
Në ndërkohë, mediet në Prishtinë kanë marrë reagimet e misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX i cili ka konfirmuar se përgjimet telefonike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.
Sipas EULEX këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar. Por Zyra për Media e EULEX-it nuk ia ka konfirmuar gaztës JNK, se kush është personi, apo personat që po hetohen nga prokuroria e këtij misioni.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













