Lajme
Erleta nga Zvicra ndihmon kafshët e rrugës në Shqipëri
Erleta ka nisur projektin ""Lezha animal Shelter", në Lezhë. Motoja e projektit është: "Kultura e një populli shihet te mënyra si i trajtojmë kafshët"
Erleta Shala, vajza 26-vjeçare nga Zvicra, vendosi të përmbushë ëndrrën e saj dhe të ndihmojë kafshët e rrugëve në Shqipëri. “Është e mrekullueshme që ajo ka zgjedhur këtë rrugë dhe shpresojmë se, falë angazhimit të saj, do të ketë një të ardhme më të mirë për kafshët në fjalë”, shkruajnë prinderit e Erletës në një letër dërguar albinfo.ch.
Erleta ka nisur projektin “”Lezha animal Shelter”, në Lezhë. Motoja e projektit është: “Kultura e një populli shihet te mënyra si i trajtojmë kafshët”.
“Erleta është ende në fazat fillestare, por ne jemi të lumtur ta ndajmë me ju dhe mendojmë se është shumë bukur me sa zemër dhe shpirt e bën!”.
Këtë vit ajo ka nisur një projekt që e ka për zemër prej vitesh. Ajo së shpejti do të kujdeset edhe zyrtarisht në mënyrë vullnetare për kafshët e shumta në Shqipëri, të cilave nuk u ofrohet ushqim, ujë dhe dashuri, siç ndodh në Gjermani, Zvicër apo në vendet e tjera perëndimore.
“Është diçka vërtet e madhe për të dhe. Ajo e bën këtë vetëm për shumë qen, mace dhe kafshë të tjera, të cilat fatkeqësisht jetojnë në kushte të vështira.
Meqenëse e gjithë puna është ende në fillimet e saj dhe po rritet, ne po u shkruajmë njerëzve që kanë mundësi ta zgjerojnë te më shumë njerëz përmes platformave të tyre”, përfundon letra.
https://www.facebook.com/watch/?v=534118418273452
View this post on Instagram
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet

















