Tematike
Enissa Amani do të mbajë 40 ditë burg: ka sharë politikanin ekstremist që ka fyer shqiptarët
Deputeti i AfD-së Andreas Winhart, kishte bërë komente raciste në një fjalim, ku kishte thënë: “Të gjithë shqiptarët janë hajdutë dhe zezakët janë të sëmurë”

Për shkakunn se aktorja e njohur e humorit, Enissa Amani kishte bërë fushatë kundër racizmit dhe nuk kishte pranuar fyerjen nga një politikan i AfD-së, ajo tani duhet të shkojë në burg, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, pak para dënimit me burg, 40-vjeçarja pranon: “Unë jam dënuar me të drejtë”.
Gjithçka ka nisur në vitin 2018. Deputeti i AfD-së (parti gjermane e ekstremit të djathtë), Andreas Winhart, kishte bërë komente me përmbajtje jashtëzakonisht raciste në një fjalim, ku kishte thënë veç tjerash: “Të gjithë shqiptarët janë hajdutë dhe zezakët janë të sëmurë”. Enissa Amani nuk mund ta linte pa reaguar kundër kësaj deklarate mizantropike.
Kështu, më pas ajo e kishte ofenduar në interet politikanin, duke e quajtur “idiot, bastard dhe racist”, shkruan rtl.de. Winhart pastaj ka paditur aktoren Amani. Por, përderisa ai me sloganet e tij nuk pësoi asgjë, artistja u gjobit me 1800 euro, transmeton albinfo.ch. Enissa Amani e kishte vendosur menjëherë: nuk do ta paguajë këtë gjobë.
Në vend të kësaj, Enissa ajo kishte pranuar dënimin alternativ, me burg prej 40 ditësh. Një vendim për të cilin nuk është penduar as sot e kësaj dite.
Enissa Amani pranon fajin, por thekson: “Mospagesa ime është protestë”
Në një intervistë për RTL ajo shpjegon: “Mendoj se jam dënuar me të drejtë sepse ofendimet nuk janë të bukura dhe unë e kam bërë këtë, por qëndrimi im mbetet se mospagesa nga ana ime është shenjë proteste”. Sepse, ajo mund të paguante patjetër 1800 euro pa u futur në vështirësi financiare, por kjo nuk ishte çështja.
“Kur pashë që dikush me një gjuhë kaq të rëndë urrejtjeje u shpëtoi plotësisht i pandëshkuar, thashë: Jo, çështja ka nevojë për më shzmë vëmendje”, shpjegon vendimin e saj Enissa Amani.
Sa stresuese mund të jetë koha e burgut për Enissën, aktualisht nuk ka rëndësi për të. Ajo e sheh veten më shumë si një aktiviste që dëshiron të fokusohet në faktin se edhe sot, pavarësisht akteve të tyre raciste, njerëzit ende i shpëtojnë dënimit.
Për shkak të kërcënimeve me vdekje nga anëtarët e AfD-së – Enissa Amani është nën mbrojtje personale
Ende pa hyrë në qeli, Enissa Amani, ndjen urrejtjen e disa personave ndaj saj. Në fakt, artistja me prejardhje iraniane tani shoqërohet gjithmonë nga personeli i sigurisë, pasi tashmë ka pasur një sërë kërcënimesh me vdekje ndaj saj nga qarqet e AfD.
Megjithatë, Enissa nuk trembet nga kjo, përcjell albinfo.ch. Nuk ka kthim prapa për të. Ajo dëshiron të vuajë dënimin dhe të dërgojë një sinjal të qartë kundër racizmit.
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar