Skip to content

Hapet shkolla shqipe edhe në Dachau të Gjermanisë

Paralelja e re e LAPSH-it do t’u mundësojë fëmijëve shqiptarë në Dachau dhe rrethinë të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ruajnë lidhjet me prejardhjen e tyre.

Fëmijët shqiptarë në Dachau të Gjermanisë do të kenë një mundësi të re për të mësuar gjuhën amtare. LAPSH-i ka hapur më 8 tetor një paralele të re të shkollës shqipe, duke zgjeruar kështu veprimtarinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, transmeton albinfo.ch.

Në hapjen e klasës morën pjesë kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj, mësuesja Buqe Arifaj dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Arif Arifaj. Nxënësit u pajisën me librat shkollorë, ndërsa mësimin do ta zhvillojnë me mësuesen Besmire Rakoci.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Mësimi do të mbahet çdo të enjte, nga ora 14:30 deri në 16:00, në shkollën Grundschule Dachau-Ost, në adresën Anton-Günther-Straße 3, 85221 Dachau.

Prindërit shqiptarë në Dachau dhe zonat përreth ftohen t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që ata të përvetësojnë gjuhën e të parëve dhe të mbajnë gjallë lidhjen me kulturën e identitetin shqiptar.

 

Mund të jetë një imazh i teksti

 

Hapja e kësaj paraleleje përbën një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë zonë të Gjermanisë, falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të organizatorëve dhe prindërve./Albinfo.ch

 

Mund të jetë një imazh i duke studiuar