Shkurt.ch
Emre Ertan, anëtar i ri i Fedpol-it
Që nga 1 maj 2019, drejtoria e Fedpol do të ketë një anëtar të ri, Emre Ertan, i cili është emëruar shef i sistemeve të policisë dhe idendtifikimit SPI. I moshës 44-vjeçare, baba familjar, ai aktualisht është zëvendës komandant i Policisë në Neuchâtel me gradën e nënkolonelit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Pasi studioi shkencat mjeko-ligjore në Universitetin e Lozanës, Emre Ertan përfundoi një karrierë të shquar me Policinë e Neuchâtelit dhe menaxhoi projekte për disa autoritete të sigurisë në Zvicër. Duke u bazuar në rrjete të gjera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Emre sjell me vete njohuri të vlefshme që janë të lidhura ngushtë me fushën e sistemeve policore për të cilat ai do të jetë përgjegjës.
Qendra kombëtare e kompetencës për kërkimin dhe identifikimin për qëllime policore, Fedpol u ofron klientëve të saj aplikacione të specializuara të sigurta dhe efikase. Ajo gjithashtu garanton integritetin e dokumenteve të identitetit zviceran dhe ligjshmërinë e tregtisë së armëve dhe eksplozivëve.
Shumë misione, që do të ekspozohen ndaj shumë sfidave në vitet që vijnë. Për t’i përmbushur ato, Fedpol është i kënaqur që lidershipi i tij të forcohet me arritjen e një personaliteti të tillë si Emre Ertan.
Emre Ertan do të marrë pozitën e tij të re më 1 maj 2019.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












