CH-Ballkani
Emrat më të përhapur te fëmijët në Kosovë
Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2016 për vajza ishte emri Alea 169, Sara 134 etj, ndërsa për Djem ishte emri Ajan 218 dhe Noar 195 etj. Bineq u lindën 722 foshnje, ndërsa treneq e më shumë u lindën 30 foshnje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2016”. Të dhënat tregojnë se 23 494 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë prej tyre lindje të gjalla janë 23 416, kurse 78 janë lindje të vdekura, kurse lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 916, prej tyre janë 6 915 lindje të gjalla dhe 1 lindje e vdekur, raporton albinfo.ch.
Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.6%, grup-moshat 30-34 vjeç me 25.0%, grup-moshat 20-24 vjeç me 23.4% dhe grup-moshat tjera përbëjnë 17.0% të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2016, është 28 vjeç, thuhet në njoftimin zyrtar.
Fëmiun e parë e kanë lindur 38.6% e nënave, 32.0% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 19.4% nënave fëmijën e tretë e kështu me radhë.
Sipas peshës së fëmiut të lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499gr. apo 37.4%, 3500-3999 gr. 31.3%, 2500-2999 gr. 12.8% etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 39.4%, shkolla fillore e kryer me 29.3% , shkolla e lartë dhe fakulteti marrin pjesë me 23.3% etj. Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2016 për vajza ishte emri Alea 169, Sara 134 etj, ndërsa për Djem ishte emri Ajan 218 dhe Noar 195 etj. Bineq u lindën 722 foshnje, ndërsa treneq e më shumë u lindën 30 foshnje.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














