Bëhet e ditur se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, të enjten do të takohet me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Vizita ka qenë e paparalajmëruar.
Sorensen për herë të parë vizitoi Kosovën e Serbinë në fund të marsit, që prej kur mori detyrën si zëvendësues i Miroslav Lajçakut në shkurt të këtij viti.
Ai ka premtuar qasje të re në dialog. Megjithatë, ende s’ka pasur takime në Bruksel, meqë në Kosovë nuk janë formuar ende institucionet.
Sorensen është diplomat danez me përvojë të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë shërbimin si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe si shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.
o4-mini