Integrimi
Emira, për Kurban Bajram organizoi festë për refugjatët në Gjermani
Emira Ganji, shqiptarja nga Maqedonia të enjten në mbrëmje ka bërë një organizim për nder të festës së Kurban Bajramit për refugjatët e disa strehimoreve në Leverkusen të Gjermanisë, njofton albinfo.ch
Emira Ganji nuk kishte fjetur fare gjatë natës së kaluar. Ajo dridhej, por edhe ishte e gëzuar. “Javët e fundit kanë qenë shumë stresuese për mua”, thotë ajo me zë të ngjirur. 25 vjeçarja shqiptare për nder të festës së Kurban Bajramit kishte organizuar një drekë festive me rreth 100 refugjatë nga strehimoret e Görresstraße, Düsseldorfer Straße und Bebelstraße, raporton ksta.de
Ajo ka thënë se ka hasur në vështirësi për të siguruar ushqimin dhe pijet, por me ndihmën e miqve ia ka dalë mbanë. “Unë doja gjatë tërë kohës t’iu ndihmoja refugjatëve dhe përfundimisht e kisha këtë mundësi” thotë Emira. Po ashtu ajo ka grumbulluar rreth 100 çese të vogla të cilat i ka dhuruar si befasi për fëmijët e refugjatëve.
Emira Ganji ishte jashtëzakonisht falënderuese për donacione nga shumë ndihmës vullnetar. “Me kaq shumë njerëz unë nuk kam llogaritur. Jam shumë e lumtur”, përcjell “albinfo.ch”.
Emira Ganji është shqiptare nga Maqedonia e cila në moshën 13 vjeçare ka migruar për në Gjermani. Ajo e njeh shumë mirë situatën e refugjatëve. “Ne, në atë kohë nuk ishim të përndjekur, por edhe unë në fillim kisha problem me gjuhë. Gjithçka ishte e re për mua”, thotë ajo. Emira flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, shqip dhe pak maqedonisht. Që nga fillimi i këtij viti ajo është e angazhuar për punë vullnetare.
Aksionin e ardhshëm Emira e ka planifikuar me fëmijët refugjatë. “ Së bashku me fëmijë do të vizitojmë stacionin e policisë”. Ajo ka vërejtur se shpesh herë fëmijët kur shohin një veturë policore në rrugë kanë frikë dhe këtë frikë duhet ta largojnë gjatë kësaj vizite.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online Ligji i ri për kredinë konsumatore synon BNPL-në, kreditë e vogla dhe huadhënien me inteligjencë artificiale,... -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë












