Lajme
EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Ky njoftim nga Rregullatori Evropian i Barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës.
Pavarësisht se EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë me planet e tyre për të administruar doza përforcuese.
Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.
“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19, sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, tha EMA të premten.
Pas raportimeve se Berlini dhe Parisi zyrtar planifikojnë të administrojnë doza të treta, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











