Kuriozitete
Elon Musk: Çipi i trurit do të testohet te njerëzit për 6 muaj
Neuralink ka zhvilluar një çip truri që ndërvepron, i cili mund të bëjë që pacientët e paralizuar të mund të lëvizin dhe të komunikojnë sërish.
Mikroçipi në trurin e njeriut shumë shpejt do të bëhet realitet. Për këtë ka njoftuar Elon Musk, i cili tha se pajisja me valë e zhvilluar nga kompania e tij, Neuralink, pritet të nisë me testet klinike njerëzore për 6 muaj.
“Kemi punuar shumë fort që të jemi gati për testin e parë njerëzor dhe natyrisht dëshirojmë të jemi ekstremisht të kujdesshëm dhe të sigurt që do të funksionojë mirë, përpara se të vendosim një pajisje në një njeri”, deklaroi Musk, raporton a2, përcjell Albinfo.ch.
Neuralink ka zhvilluar një çip truri që ndërvepron, i cili mund të bëjë që pacientët e paralizuar të mund të lëvizin dhe të komunikojnë sërish. E bazuar në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kompania e Elon Musk ka zhvilluar një sërë testesh të vazhdueshme te kafshët dhe kërkon aprovimin nga rregullatori amerikan për të nisur testet klinike njerëzore.
“Në dy aplikimet e parë, ne do të synojmë rikthimin e shikimit. Jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë edhe nëse dikush nuk ka parë asnjëherë në jetën e tij, pra që ka lindur i verbër. Besojmë se mund ta bëjmë këtë pasi pjesa vizuale e korteksit është ende aty. Aplikimi tjetër do të bëhet në motorin e korteksit, ku ne do të rikthejmë për dikë aftësinë për të lëvizur muskujt e tyre, pak e shumë siç ishte rasti i Stephen Hawking, dhe të mundësojmë që ata të përdorin telefonin e tyre më shpejt se dikush që ka duar funksionale”, tha ai.
Musk është i njohur në botë për synimet e tij të mëdha si kolonizimi i planetit Mars dhe shpëtimi i njerëzimit. Me anë të Neuralink, kërkon të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të trurit, si Parkinsoni, demenca dhe Alzhaimer. Ai gjithashtu ka folur shpesh edhe për përzierjen e trurit njerëzor me inteligjencën artificiale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Austri
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa Pas ndalesës prej më shumë se 12 orëve në kufijtë e Serbisë, linjat e autobusëve nga...
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë uron festën e Fitër Bajramit