Lajme

Elma Miftari specializohet në Universitetin e Harvardit

Elma Miftari, psikologe specializuar në Universitetin e Harvardit

Elma Miftari është një vajzë e thjeshtë nga Kosova, e çiltër, pozitive dhe shumë e arritur në profesionin e psikologjisë, shkruan albinfo.ch.

Ajo ka zgjedhur të ushtrojë një profesion bukur të vështirë, por nga motivi dhe intelegjenca që zotëron, për të është thjesht një bekim që i është dhënë.

Elma Miftari para pak kohe ka specializuar në “Harvard University – Harvard Medical School” i fokusuar në Determinimin dhe testimin gjenetik, Neurobiologjinë e trurit, Mekanizmat Neurobiologjikë, Identifikimin e hershëm, Diagnostikimin dhe Trajtimin Farmakologjik (risitë e trajtimit) të çrregullimeve mentale dhe emocionale, shkruan tutje albinfo.ch.

“Përfundimi i Specializimit, një hap shumë i madh, drejt titullit “Neuroshkencëtare”, duke u përpjekur gjithmonë për të ofruar më të mirën dhe trajtim profesional. Është nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e “Harvard University”, sepse Harvard nuk bën diferencen, por është vetë diferenca! Dhe Po, edhe e prej Kosovës mundemi”, shprehet ajo.

Po ashtu, Elma Miftari është specialiste ne Neurorehabilitim dhe Neuropsikologji klinike, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullime neurozhvillimore dhe stimulimin e zhvillimit të trurit, specializim ky i përfunduar në Barcelonë të Spanjës. /Albinfo.ch