Kultura
Ekspozitë kolektive e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova
Artistë rinj nga Shqipëria dhe Kosova ekspozojnë në Berlin punimet e tyre në një ekspozitë kolekive tematike të titulluar “This is not a Palm Tree” (Ky nuk është një dru palme). Pjesëmarrës të ekspozitës që do të qëndrojë e hapur nga 7 deri më 28 nëtor 2015 janë artistët: Alban Muja, Artan Hajrullahu, Atdhe Mulla, Dren Maliqi, Driant Zeneli, Endri Dani, Enkelejd Zonja, grupi «Haveit», Ilir Kaso, Jakup Ferri, Jeton Muja, Koja , Ledia Kostandini, Majlinda Hoxha, Olson Lamaj, Remijon Pronja dhe Silva Agostini.
Në një prezantim të ekspozitës që bën galeria thuhet se “për herë të parë në Berlin prezantohen në një mënyrë të tillë të përbashkët përfaqësuesit kryesorë të skenës bashkëkohore artistike të dy vendeve.
Artistet dhe artistët që marrin pjesë në këtë ekspozitë përpiqen që përmes maniestimeve shumështresore të kujtesës kolektive na e përafrojnë një pasqyrë për identitetin nacional të dy vendeve. Është ky një ballafaqim që luan një rol të patjetërsueshëm në artin bashkëkohor të dy vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













