Ekspozita
Ekspozita “Shqipëria 1921” me fotografitë e zviceranit Eugène Pittard
Fotografitë e rralla të Shqipërisë së vitit 1921 ekspozohen për herë të parë në Tiranë
Bëhet e ditur se do të mbahet një ekspozitë unike të martën, më 21 tetor 2025, nga ora 18, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), pranë Kryeministrisë. Ekspozita “Shqipëria 1921” do të sjellë për herë të parë për publikun fotografi të rralla të realizuara nga antropologu dhe miku i madh zviceran i Shqipërisë, Eugène Pittard, transmeton albinfo.ch.
Në hapje do të marrin pjesë ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ekspozita përfshin printime origjinale dhe përmbajtje digjitale, shoqëruar me një album fotografikqë dokumenton jetën, kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë në vitet 1921–1924, një pasuri vizuale që rrallë është parë më parë.
Organizatorët theksojnë se kjo është një nderim për kontributin e Pittard-it, i cili ndihmoi në promovimin e imazhit të Shqipërisë në Evropën e fillimshekullit XX. /Albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Tetor 2025
- Ora18:00
- LokacioniCOD, Qendra për Hapje dhe Dialog, Ndërtesa e kryeministrisë
- Data e përfundimit7 Nëntor 2025 - 14:00
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












