Ekspozita
Ekspozita e çiftit italian Quaroni, për Shqipërinë e viteve 1928-1931
Ekspozita e fotografëve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni, me 780 fotografi të dixhitalizuara të arkivit personal të tyre të Shqipërisë së viteve 1928-1931, e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë, është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh.
“Vetëm 10 ditë nga hapja, ekspozita “Arkivi Fotografik 1928-193″ shënon mbi 1000 vizitorë, të cilët po befasohen çdo ditë nga fotot e ekspozuara për herë të parë në COD nga çifti Quaroni”, bën të ditur COD.
Sipas COD, mbresëlënëse janë shënimet dhe vizitat nga studiues, gazetarë dhe trashëgimtarë të familjeve të njohura shqiptare të viteve ’20, të cilët do të japin ndihmesën e tyre për studime të reja të historisë së asaj kohe.
Vizitorët kanë zbuluar në këtë fotografi ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni.
Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë