Lajme
Eksperti gjerman: Omicron mund ta ketë origjinën te pacientët me HIV
Numri befasues i mutacioneve në variantin Omicron të COVID-19 mund të sinjalizojë se ai e ka origjinën në një pacient me HIV ose një mungesë tjetër imunologjike, tha një ekspert i lartë gjerman i imunologjisë.
“Virusi mund të përsëritet për shumë javë te njerëzit me sistem imunitar të dobësuar”, tha Carsten Watzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës gjermane për Imunologjinë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Gjatë këtij procesi mund të përsëriten mutacione të izoluara, që mund të mos i japin virusit ndonjë përparësi, por, megjithatë, mund të vazhdojnë të shumohen për shkak të dështimit të sistemit imunitar për t’i kontrolluar ato”, shpjegoi ai.
Watzl shtoi se kjo mund të çojë në mutacione shtesë, që, në kombinim, mund të jenë një përparësi për virusin.
I krahasuar me llojin origjinal të COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, Omicron ka një numër jashtëzakonisht të lartë prej rreth 30 ndryshimesh aminoacide vetëm në proteinën Spike.
Disa nga mutacionet dihet se lidhen me transmetueshmëri më të madhe dhe evazion imunitar, por Watzl vuri në dukje se ende nuk është e qartë se çfarë efekti do të ketë ky kombinim i veçantë i mutacioneve.
“Shumë pacientë me HIV në Afrikë nuk marrin trajtim të përshtatshëm, kjo është arsyeja pse sistemet e tyre janë dobësuar ndjeshëm”, vazhdoi Watzl.
Sipas tij, për të parandaluar përhapjen e varianteve të mutacionuara gjerësisht, si Omicron, do të ishte e rëndësishme të identifikohen njerëzit e infektuar me imunitet të kompromentuar dhe të izolohen ata derisa të mos jenë më infektivë, “sepse edhe nëse virusi ndryshon rëndë te një person, është kalimi i virusit të mutacionuar që është vërtet i rrezikshëm”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











