Lajme
Eksperti amerikan: Koronavirusi është armë biologjike, e krijuar në laborator
Komisioni shton se janë regjistruar edhe 3.694 raste të reja të sëmundjes, tani numri i të infektuarve me virus arrin gjithsej 38.018 persona
Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kinë kanë vdekur edhe 73 persona, me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave nga infektimi u rrit në 563 , kumtoi sot Komisioni nacional shëndetësor kinez.
“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, kështu është shprehur eksperti amerikan Francis Boyle, profesor drejtësie në Universitetin e Illinois.
Thuhet se kjo teori në fillim u tha se është konspirative, por tashmë thënë nga një ekspert bëhet edhe më serioze.
Po ashtu, Francis Boyle në vitin 1989 hartoi aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike në SHBA, ndërsa në një intervistë të publikuar në rrjet, ai ka thënë se koronavirusi është një armë vdekjeprurëse dhe që është krijuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan.
Sipas Boyle, virusi mund të jetë krijuar edhe në laboratorin BSL-4 në Wuhan që është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Sipas ekspertit amerikan, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, por tashmë me përhapjen në masë të virusit po merr masa për të frenuar epideminë.
Duhet theksuar se sipas ‘TgCom’ qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshti të plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhan.
Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?