Zhvillim
Ekspertë të energjisë nga Zvicra për vizitë në Deçan dhe Junik
Në Junik dhe Deçan nga ekspertë zviceranë prezantohet projekti zviceran për efiçiencë të energjisë
Në kuadër të një projekti zhvillimor për ruajtjen e mjedisit në bashkëpunim me albinfo.ch, katër ekspertë urbanistikë zviceranë kanë planifikuar një udhëtim nga 3 deri 6 shtator, në Junik dhe Deçan të Kosovës.
Ekipi zviceran përbëhet nga arkitektët Guillaume Morsier dhe Valentin Kunik, drejtues të byrosë së arkitekturës „Kunik de Morsier Architecte“ dhe ekspertë në ndërtimin e energjisë dhe të mjedisit, njëherësh autorë të një studimi krahasues mes ndërtesave në Zvicër dhe Kosovë në fushën e banimit, një profesor i Universitetit të Friburgut, Thierry Ursenbacher, si dhe studenti Nolan Stauffer, i cili po magjistron në fushën e energjisë (Master of Sicence HES-SO in Engineering) në këtë universitet.
Qëllimi i këtij udhëtimi është zhvillimi i një projekti, i cili do të favorizonte izolimin termik të ndërtesave (shtëpia apo ndërtesa publike) në renovim apo në ndërtim.
Ky grup ekspertësh gjatë kësaj vizite do të takojë zyrtarë vendës të ndryshëm, të cilët mund të jenë të gatshëm apo të interesuar për të rinovuar, ndërtuar shtëpi ose ndërtesa publike me qëllim që të zvogëlojnë shpenzimet për energji (si p.sh. për ngrohje), duke përmirësuar komoditetin si dhe për të inkurajuar projekte ekologjike në Kosovë.
Gjatë takimit në Komunën e Deçanit dhe të Junikut mysafirët nga Zvicra të enjten dhe të premten do bisedojnë me autoritetet komunale, po edhe të tjerët që kanë qasje politike dhe shoqërore në vend, si dhe aktorë potencialë, të cilët mund të jenë të interesuar nga ky projekt.
Gjithashtu në këto takime do të jenë të pranishëm profesionistë kosovarë që kanë njohuri mbi kornizën ligjore për projekte të tilla. Ekspertët zviceranë do t’ iu prezantojnë projektin e tyre, i cili do të mund të bëhet subjekt i një studimi që do të mundësonte bashkëpunimin me vendësit në favor të ndërtimeve/renovimeve të objekteve të ndryshme.
Ky projekt synon të mbledhë dhe të punësojë arkitektë, ndërtues, kontraktorë të ndërtimit, përgjegjës të shoqatave apo bankave të mikrokredive, banorët e Deçani, etj.
Me ç’rast arkitektët do t’iu prezantojnë konceptin e tyre, i cili është shumë ekonomik si dhe mjetet e analizës, objektivat e synuara, përfitimet ekonomike të projektit, si dhe realizimin e tij shumë të thjeshtë e të volitshëm.
Ky takim me zyrtarët e Komunës së Deçanit është një hap që do të mundësonte zhvillimin dhe bashkëpunimin në mes të sipërmarrësve të Zvicrës me ata të Kosovës, në mes të institucioneve të Zvicrës dhe institucioneve komunale të Deçanit, në mënyrë që të rritet cilësia e mjedisit dhe e zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












