Zhvillim
Eksodi për azil në Britani i adoleshentëve shqiptarë
Autoritetet britanike dyshojnë se të miturit nga Shqipëria, pasi largohen nga sistemi social rrezikojnë të kthehen në viktima të shfrytëzimit në punë, të shfrytëzimit seksual apo të rekrutimit nga grupet e organizuara kriminale
Duke mos pasur perspektivë në Shqipëri, të moshuar, të rinj e të mitur marrin rrugën drejt vendeve tjera. Njëri ndër destinacionet e preferuara është Anglia, ku ata kërkojnë një të ardhme më të mirë.
Por, shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë rrezikojnë të shfrytëzohen në tregun e egër të skllavërisë moderne. Katër të rinj nga Shqipëria e kanë provuar këtë rrugë, raporton BIRN.
Për autoritetet britanike, katër fëmijët janë pjesë e një komuniteti 100 fish më madh azilkërkuesish të pashoqëruar nga Shqipëria, që pasi prekën tokën e mundësive me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore, rrezikojnë të bien sërish në rrjetën e tyre si krah i lirë pune në të zezë, përcjell albinfo.ch.
Nga viti 2013 deri në 2016, rezultojnë të kenë lënë studimet në mes 834 nxënës të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Ambasada britanike në Tiranë ka konfirmuar se nga ky kontingjent, një grup prej më shumë se 400 të miturish ndodhen nën kujdesin e institucioneve në Britaninë e Madhe.
Home Office- ministria e Brendshme dhe e Emigracionit në Britaninë e Madhe raporton se fëmijët e pashoqëruar nga Shqipëria zënë vendin e tretë në listën e azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Eritreas. Deri në mars 2016, të miturit nga Shqipëria kishin dorëzuar 425 kërkesa për azil.
Ndryshe nga të rriturit, fëmijët e pashoqëruar kanë shanse më të mëdha për t’u pajisur me dokumente; 73 % e aplikimeve të vitit 2015 morën një përgjigje pozitive në shqyrtimin e tyre të parë, sipas Home Office.
Pavarësisht politikës së pranimeve, fëmijët refugjatë përbëjnë shqetësim në rritje për autoritetet britanike. Hetimet e kryera nga policia tregojnë se pagesat për trafikantët e qenieve njerëzore kapërcejnë shumën e 5 mijë funteve, por në më të shumtën e rasteve ato paguhen prej të afërmve të tyre në Britani, vetëm pasi të miturit mbërrijnë atje, shkruan më tej BIRN.
Të miturit paraqiten tek autoritetet me një histori të paketuar mirë si fëmijë të braktisur, të arratisur nga gjakmarrja apo nga probleme të tjera në vendin e origjinës.
Fëmijët e zhdukur nga sistemi social përbëjnë një shqetësim shtesë për autoritetet britanike të sigurisë. Një investigim i BuzzFeed News, i publikuar në verën e vitit 2016 pas kërkesave për informim në 130 autoritete lokale në Angli dhe Uells tregon se numri i fëmijëve shqiptarë që humbën nga radarët e shërbimeve sociale u dyfishua mes viteve 2014-2015.
Autoritetet britanike dyshojnë se të miturit nga Shqipëria, pasi largohen nga sistemi social rrezikojnë të kthehen në viktima të shfrytëzimit në punë, të shfrytëzimit seksual apo të rekrutimit nga grupet e organizuara kriminale.
Ky shqetësim mbështetet nga raportet periodike të Agjencisë Kombëtare të Krimit: shqiptarët, të rritur dhe të mitur kryesojnë listat e të referuarve si viktima të skllavërisë moderne në autoritetet qendrore dhe ato lokale të Britanisë së Madhe.
Sipas Mekanizmit Kombëtar të Referimit, një sistem për identifikimin e viktimave të trafikimit dhe të skllavërisë në Britaninë e Madhe, nga korriku deri në shtator të vitit 2016 u identifikuan 147 shqiptarë, mes të cilëve 101 adultë dhe 46 minorenë. Shqiptarët janë të dytët e raportuar për shfrytëzime të llojeve të ndryshme, pas vietnamezëve.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













