Lajme
Ekonomia e BE-së, 13.9 për qind rënie për tre muaj
E ndikuar nga kriza e COVID-19, ekonomia e Evropës ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e dytë të vitit 2020.
Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto, i rregulluar sezonalisht, është ulur më 13.9 për qind dhe në Eurozonë me 14.7 për qind.
Sipas të dhënave të Eurostat, kjo ishte deri tani rënia më e madhe që nga që nga fillimi i serive kohore në 1995.
PBB-ja krahasuar me tremujorin e mëparshëm, u ul më 11.4 për qind në vendet e BE-së dhe më 11.8 për qind në Eurozonë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Midis shteteve anëtare për të cilat ka të dhëna të disponueshme për tremujorin e dytë të vitit 2020, Spanja regjistroi rënien më të mprehtë të PBB-së krahasuar me tremujorin e mëparshëm me 18.5 për qind, ndjekur nga Kroacia me 14.9 për qind, Hungaria më 14.5 për qind, Greqia më 14 për qind, Portugalia më 13.9 për qind dhe Franca më 13.8 për qind.
Rëniet më të ulëta të PBB-së janë vërejtur në Finlandë me 4.5 për qind, Lituania me 5.5 për qind dhe Estonia me 5.6 për qind, pasuar nga Irlanda me 6.1 për qind, Letonia me 6.5 për qind dhe Danimarka me 6.9 për qind.
Numri i personave të punësuar në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin paraardhës u ul me 2.9 për qind në Eurozonë dhe me 2.7 për qind në vendet e BE-së. Në tremujorin e parë të vitit 2020, punësimi ishte ulur me 0.2 për qind në BE dhe 0.3 për qind në Eurozonë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












