Integrimi
Edhe shqiptarët në protestë kundër „Iniciativës mbi taksat paushalle“
"Nëse kjo iniciativë do të kalojë, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha që unë bashkë me shumë kolegë tjerë, të mbetemi pa punë", thotë për albinfo.ch Kemal Osmani
Iniciativa mbi taksat paushalle, e iniciuar nga partitë e majta në Zvicër, parasheh heqjen e privilegjeve të deritashme të të pasurve të huaj, që jetojnë në Zvicër. Më 29 nëntor do të bëhet e qartë nëse të pasurit do të vazhdojnë ta gëzojnë këtë privilegj apo do të duhet t`i nënshtrohen iniciativës në fjalë e cila parasheh obligime të njejta ndaj shtetit sikur për të gjith qytetarët.
Partitë djathtiste e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë, pasi konsiderojnë se kjo do të ishte shumë e dëmshme për Zvicrën në përgjithësi dhe për regjionet turistike malore, ku jetojnë një numër i madh i të pasurve. Nëse kjo iniciativë do të votohet nga qytetarët, është shumë e mundur humbja e mbi 22 000 vendeve të punës, ndësa në anën tjetër invistimet në turizëm dhe ndërtim do të përgjysmoheshin, vlerësojnë analistët e bllokut të partrive djathtiste.
Në kuadër të kësaj teme, në pasditen e së premtes para Parlamentit Federal në Bernë u realizua një protestë kundër kësaj inciciative. Të pranishëm në këtë protestë ishin disa qindra punëtorë nga regjionet turuistike malore, në mesin e të cilëve takuam edhe disa punëtorë shqiptarë.
Kryetari i CVP-së, Christophe Darbellay u përqendrua në papunësinë e madhe që do të shkaktonte iniciativa në fjalë nëse ajo do të aprovohet nga votuesit. Andaj ai u bëri thirje të gjithë simpatizuesve të partive djathtiste që të votojnë kundër saj.
Në mesin e shumë personaliteteve politike djathtiste që kishin zënë vend në podium, nuk mund të mungonte edhe Toni Brunner, kryetar i SVP/UDC-së.
Ai kundërshoi ashpër këtë iniciativë duke vënë në dukje dhe humbjet e mëdha që ka pësuar kantoni i Cyrihut pasi u aprovua iniciativa e njëjtë në këtë kanton.
“Duhet t`u mundësohet kantoneve të vendosin vetë për çështjen e tatimit paushall, nëse vazhdojnë me këtë traditë që kanë ose ajo duhet të ndryshohet“ – nënvizoi Brunner.
Kemal Osmani, një shqiptar nga Berner Oberlandi kishte ardhur të protestonte bashkë me kolegët e tij. Ai punon në firmën e ndërtimit, Bauwerk AG në Gstaad, destinacion ky shumë i pëlqyer për turistët dhe të pasurit nga jashtë vendit. Aty jetojnë dhe një numër i madh artistësh si Roger Moor, Polanski, diseineri italian Valentino etj.
Osmani theksoi për Albinfo-n, se kishte dalë sot në protesta, për t`ia bërë me dije opinionit zviceran se kjo iniciativë është e dëmshme për Kantonin e Bernës. Nëse kjo iniciativë do të kalojë, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha që unë bashkë me shumë kolegë tjerë, të mbetemi pa punë. „Njerëzit e pasur do të ikin nga vendi dhe nuk do të vijnë të tjerë të ndërtojnë shtëpi në këtë regjion dhe kjo do të ishte shume dëmshme për ne që jetojmë dhe punojmë këtu“ – theksoi Osmani.
Në këto vise punojnë një numër i madh i punëtorëve shqiptarë që jetojnë apo vijnë nga qytetet brenda dhe jashtë kantonit të Bernës.
Për këtë çështje Kemal Osmani u shpreh se „është me shumë rrëndësi që shqiptarët të cilët posedojnë nënshtetësi zvicrane, të votojnë kundër kësaj iniciative. Në këtë mënyë ata shqiptarë që jetojnë në qytete do të solidarizohen pos me qytetarët e tjerë që jetojnë në këto vise, edhe me shqiptarët që mbajnë familjet e tyre, falë punës që ofrojnë këto regjione“ – u shpreh në fund Qemal Osmani, një shqiptar nga Maqedonia, i cili jeton prej 30 vitesh në këtë regjion turistik.
Irfan Agushi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













