Shkurt.ch
Edhe shqiptarët heqin dorë nga familja Ademaj
Vazhdon edhe më tej katrahura e familjes kosovare Murtezi, e cila është bërë objektiv i mediave të ndryshme në Zvicër. Lidhur me të rejat më të fundit, merret vesh se ai ka refuzuar dy banesa, të cilat i janë ofruar, ndërsa askush nuk mund të parashohë se çka mund të ndodhë më tutje.
Qiradhënësi i shtëpisë ku është e vendosur familja, tashmë ka kontaktuar me policinë dhe komunën. Nga ana tjetër, familjes kosovare i është ofruar edhe përkrahje nga bashkatdhetarët shqiptarë. “Unë kam humbur shumë kohë dhe energji për të kërkuar banesë për familjen”, ka deklaruar Albert Ramaj, drejtor i Institutit shqiptar në St.Gallen, i cili fillimisht kishte shprehë dëshirë që t’i ndihmojë familjes Ademaj.
Por, “kosovari i mbeturinave” është duke vepruar krye në vete. Tashmë ai ka refuzuar dy oferta për banesë. “Banesën e parë ai nuk e dashti, pasi ajo ishte jashtë qytezës së Bürglen-it”, deklaron Ramaj, për të përditshmen zvicerane “20 Minuten”. Por, edhe kur pensionistit kosovar iu prezantua një banesë në Bürglen, ai e refuzoi edhe atë. “Banesa 4-dhomëshe vërtetë ishte e përshtatshme, ndërsa marrëveshja gati ishte arritur me komunën dhe qiradhënësin”, shpjegon Ramaj.
Se si do të rrjedhin gjërat, tashmë është e paqartë, pasi edhe tek Instituti shqiptar tashmë janë lodhur nga ky problem. “Unë nuk dua më të merrem me këtë çështje”, ka përfunduar Ramaj. Situata duket se është e ndërliukar edhe në komunë: “Askush nuk mund të detyrohet që të shikojë banesë”, ka deklaruar Armin Eugster, kryetar i komunës në Bürglen. E gjithë çështja mbetet te qiradhënësi, i cili në njëfarë mënyre edhe ai duket pa ndonjë zgjidhje konkrete:
“Ne do të duhet të bisedojmë me komunën dhe policinë e më pas të vendosim”, ka deklaruar Bruno Lanter, përfaqëues i qiradhënësit. Edhe përpos urdhërit për lagrim nga shtëpia me afat deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar, familja Ademaj ende jeton në këtë shtëpi.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












