Kosova
Edhe një kusht për vizat
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, përmes një deklarate të përbashkët për media, kanë përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si dhe kanë bërë thirrje që të plotësohet edhe kushti tjetër, ai për luftimin e krimit e korrupsionit.
“Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nga ana e Kuvendit të Kosovës, paraqet një arritje reale, një progres të mirëpritur dhe konkret, i cili është në frymën e raporteve të mira fqinjësore, si dhe me strategjinë e re të Komisionit Evropian për Ballkanin. Ratifikimi është, po ashtu, përmbushje e një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ashtu siç ka thënë presidenti Juncker gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, është hap krucial drejt liberalizimit të vizave, që para së gjithash do të jetë në përfitim të qytetarëve të Kosovës. Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













