Lajme
Edhe në Kosovë kërkohet azil
Deri më tash, 53 persona janë duke qëndruar në Kosovë, ndërkohë që 51 prej tyre shteti u ka kthyer përgjigje negative
Në Kosovë janë shtuar kërkesat për azil. Në Qendrën për Azil në Prishtinë, më së shumti ka azilkërkues nga Afganistani – 21 sosh. Janë edhe 15 palestinezë, tre iranianë, dy koreanë dhe nga një nga Bregu i Fildishtë, Maroku, Nigeria, Pakistani, Somalia, Sudani dhe Tunizia, të cilët kanë kërkuar azil në shtetit më të ri të botës.
Islam Caka, drejtor i Departamentit për Shtetësi dhe Azil në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)., në një konferencë për media, ka bërë të ditur se deri më tash, 53 persona janë duke qëndruar në Kosovë, ndërkohë që 51 prej tyre shteti u ka kthyer përgjigje negative, pra që nuk u pranohet azili.
Por, asnjë prej tyre, nuk do të mund ta fitojë azilin për shkak se nuk i plotësojnë kushtet.
“Aktualisht në kuadër të departamentit asnjë vendim nuk është pozitiv për arsye se shumica prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet ose pretendojnë ta përdorin Kosovën si transit. Moshat dhe shtetet janë të ndryshme”, ka thënë Caka.
Të gjithë shpresojnë marrjen e shtetësisë kosovare, ndërkohë që 1 mijë e 19 kosovarë kanë hequr dorë nga kjo e drejtë, duke zgjedhur shtetësinë e vendit ku kanë fituar azilin.
“Mirëpo, jo të gjithë janë të strehuar në shtëpinë e azilit që gjendet në Prishtinë. Për shkak të mungesës së objekteve, një numër i azilkërkuesve është vendosur në hotel ‘Gowana’ në periferi të Prishtinës. Për këtë shkak, Kosova shpenzon nga 39 euro në ditë për person për akomodimin e secilit”, ka thënë një Caka.
Pritet që së shpejti të ndërtohet edhe një qendër e izolimit për azilkërkuesit, e që do të ketë shpenzime më pak.
“Kjo qendër pritet të ndërtohet në fshatin Magure dhe do të financohet nga Komisioni Evropian, dhe do të jetë lehtësim për ne”, ka thënë Caka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









