Kosova
Edhe mjekët të pakënaqur me pagat
Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar edhe nivelizimin e pagave
Të gjithë mjekët specialistë në institucione publike shëndetësore, pavarësisht në çfarë fushe punojnë, paguhen njësoj, përkatësisht me një pagë prej rreth 600 eurosh në muaj. Kjo vlen edhe për infermierët, të cilët paguhen nga rreth 400 euro në muaj.
Profesionistë shëndetësorë e vlerësojnë këtë gjendje si jo të drejtë. Ata kanë kërkuar kategorizim pagash. Këtë e ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke shtuar tutje se punëtorët shëndetësorë duhet të kenë vlerësim real, përcjell albinfo.ch.
Ai tutje ka shtuar se rritja e premtuar prej katër për qind në fillim të mandatit të kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk ka paraqitur rritje reale dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e reagimit të sindikatës.
Edhe vetë mjekët flasin për çështjen e pagave. Ata thonë se sistemi shëndetësor është një nga pesë shtyllat e shtetit dhe duhet që Qeveria të përkujdeset për paga të dinjitetshme për ta.
Basri Lenjani, drejtor i Klinikës emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se me rritjen e pagës për punëtorët shëndetësorë, do duhej që të rregullohej edhe çështja e tyre nëse ata do të punojnë në sektorin publik ose atë privat.
Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar edhe nivelizimin e pagave.
Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë “vuan” nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e mjekëve të jenë lineare.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor











