Maqedonia
Edhe Komiteti i Helsinkit reagon për rastin e Alioskit
Futbollisti i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, pas skandalit ku u dëbua nga restoranti në Prilep për shkak të komunikimit të tij në gjuhën shqipe, sot ka vendosur të largohet nga vendi dhe të shkojë në pushim.
Prindërit e tij, për “Alsat” thonë se shkak kryesor i ikjes së tij nga Maqedonia ka qenë stresi që mbrëmë i shkaktoi dëbimi nga restoranti, vetëm pse foli shqip.
Me rastin në fjalë po merren edhe organet e rendit. Policia e Prilepit ka zhvilluar bisedë informative me pronarin dhe punëtorët e restorantit ku ndodhi skandali si dhe me familjarët e Alioskit që ishin të pranishëm gjatë debatit me kamerierin, i cili pasi i pranoi, u tha që nuk ka vend për ta, përcjell albinfo.ch.
“Stacioni policor në Prilep ka marrë masat e nevojshme, menjëherë është gjetur pronari i restoranti, është bërë bisedë me të, gjithashtu edhe me të punësuarit në atë objekt. Janë mbledhur edhe fakte dhe dëshmi që janë të nevojshme për t’u qartësuar ky rast dhe kur të dokumentohet i gjithë rasti apo kur të mblidhen të gjitha dëshmitë, do ta dorëzojmë njoftimin në Prokurorinë Publike për procedim të mëtejshëm”, u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Dëbimin e Alioskit nga restoranti në Prilep e dënojnë ashpër nga Komiteti i Helsinkit. Sipas kësaj organizate, dëbimi i njerëzve vetëm pse flasin gjuhë tjetër, është diskriminim i pastër në baza të përkatësisë etnike.
“Komiteti i Helsinkit e dënon ashpër sjelljen diskriminuese ndaj futbollistit Ezgjan Alioski dhe dëbimin e tij nga restoranti në Prilep, për shkak se ai ka folur në gjuhën shqipe. Në rastin konkret bëhet fjalë për diskriminim të drejtpërdrejtë në bazë të përkatësisë etnike dhe gjuhës, në vend të sjelljes dhe qasjes së mirë. Komiteti i Helsinkit edhe më herët ka regjistruar dhe denoncuar raste të kufizimit të pjesëmarrjes në objekte hotelerike në Prilep në baza të përkatësisë etnike. I bëjmë thirrje Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, që në suaza të autorizimeve ligjore të iniciojë procedurë në bazë zë detyrimeve ligjore dhe ta shqyrtojë këtë rast”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
Edhe Avokati i Popullit e dënon rastin e dëbimit të Alioskit nga restoranti në Prilep dhe çdo rast tjetër ku ka dukuri të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Rasti i mbrëmshëm shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Por ky nuk është rasti i vetëm i shënuar këtyre ditëve, kur urrejtja zë vend edhe në sport.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore po vazhdon mbledhjen e informatave dhe identifikimin e personave, pjesë e grupit të tifozëve “Komitët” për fyerje ndaj shqiptarëve dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes, gjatë natës kur festohej fitorja e klubit të Hendbollit Vardari.
https://www.youtube.com/watch?v=VAJuIA3EwoY
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











