Lajme
Edhe Gjermania u kërkon zyrtarisht gjermanëve që të largohen nga Ukraina
Gjermanët që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë duhet të fillojnë ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga ky shtet, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ku ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimin në Ukrainë.
”Gjermanët që qëndrojnë atje u kërkohet të shqyrtojnë largimin nga vendi”, thuhet në njoftim.

Gjermani do të vazhdojë ta mbajë të hapur ambasaden e saj në Kiev, mirëpo me reduktim të stafit diplomatik.
”Konsullata jonë e Përgjithshme në Donetsk, me qendër në Dnipro që nga viti 2014, do të zhvendoset përkohësisht në Lviv”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Ehe SHBA-ja ka bërë me dije se pritet të evakuojnë ambasadën e tyre në Kiev, pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se një pushtim i Ukrainës nga Rusia është gjithnjë e më i afërt.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












