Shëndetësi
E vërtetuar: Vegjetarianët, jetojnë më gjatë se të tjerët
Ata janë për mbi 30 për qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare se jo-vegjetarianët, ka konstatuar studimi
Prej kohësh debatohet nëse vegjetarianët, njerëzit që nuk konsumojnë mish, jetojnë më gjatë ose jo, në krahasim me njerëzit tjerë “normalë”. Por, një studim i realizuar së fundi nga Instituti për hulumtime të kancerit në Heidelberg të Gjermanisë ka sjellë më shumë dritë në këtë debat.
Po, vegjetarianët jetojnë mesatarisht më gjatë se njerëzit tjerë që konsumojnë mishin dhe peshkun, shkruan handelsblatt.de duke iu referuar studimit në fjalë.
Vegjetarianët janë për mbi 30 për qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare se jo-vegjetarianët, ka konstatuar studimi. Veç kësaj, si vlerat e gjakut ashtu dhe Body-Mass-Index (masa për llogaritjen e mbipeshës) te vegjetarianët janë dukshëm më të mira. Rreziku për tu sëmurë nga diabeti, te vegjetarianët është për 30 deri 40 për qind më i vogël se te ata që hanë së paku njëherë në javë mish ose peshk
Por megjithatë, për jetë mesatarisht më të gjatë të vegjetarianëve ndikojnë edhe rrethanat se ata tregojnë më shumë prirje për të mos pirë duhan dhe alkool. Gjithashtu, ata lëvizin mesatarisht më shumë se sa njerëzit që nuk janë vegjetarianë, përfundon studimi. Sipas këtij studimi, më së shumti vegjetarianë në Evropë jetojnë në Gjermani, rreth 7 milionë sish. Pastaj vjen Italia me 6 milionë dhe Britania e Madhe me 4 milionë njerëz që nuk konsumojnë mishin.
E-Diaspora
-
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi Në Cyrih ajo do të lexojë pjesë nga poezitë dhe nga romani i saj i parë... -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










