Kosova

Dyshimi për mjet shpërthyes në aeroport, deklarohet Policia

Vazhdon kontrollimi i bagazheve në aeroplanin e dyshuar për bombë

Alarmi për vendosje të bombës në Aeroportin e Prishtinës ishte i rrejshëm, sipas Policisë së Kosovës, njofton albinfo.ch.

Kështu bëri të ditur shefi i Policisë në Aeroportin e Prishtinës, Shpend Maliqi, në një konferencë për media.

Informata në Polici, sipas tij, është raportuar rreth orës 22:00.

“Është alarm fals, shumë shpejt pritet dorëzimi i bagazhit tek udhëtarët”, ka thënë Maliqi.

Ai ka treguar se në bordin e aeroplanit ku dyshohej për mjetin shpërthyes kanë qenë rreth 200 udhëtarë.

Po vazhdon kontrollimi i bagazheve të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air në pistën e aeroportit “Adem Jashari”, pas njoftimit se aty mund të jetë vendosur një mjet shpërthyes.

Ky aeroplan destinacion kishte Romën e Italisë, ku nisja ishte planifikuar të bëhej në orën 22:25, por për shkak të rrethanave të krijuara vazhdon të mbetet ende në Kosovë, teksa pasagjerët i kanë larguar nga aeroplani.