Kosova
Dylbi dhe pranga nga Zvicra drejt Kosovës, arrestohet kontrabanduesi
Dogana kosovare parandaloi disa raste gjatë tentim kontrabandës. Një rast u identifikua edhe në udhëtimin nga Zvicra drejt Kosovës
Njësit e doganës gjatë kësaj fundjave arritën të parandalojnë disa raste të tentimeve për të futur mallra të ndaluara. Në aeroport gjatë kontrollit të udhëtareve që fluturonin nga Zvicra oficerët doganor përmes skanerit kanë vërejtur që njëri prej udhëtareve barte mjete të ndaluara për import, thuhet në njoftim.
“Pas kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: a) Dylbi për armë (1 copë), pranga (1copë). Gjithashtu në aeroport përmes një fluturimi tjetër, respektivisht nga Turqia është kapurnjë pistoletë tek njëri prej udhëtareve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, oficerët doganor kanë arritur të kapin mbi një (1) kilogram substance narkotike e fshehur në trupin e njërit prej udhëtareve në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.
Gjatë kontrollimeve rutinore një automjet me targa të Shqipërisë është selektuar për kontroll ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 1500 euro të cilat kanë qenë të futura në librin e automjetit, ndërsa gjatë kontrollit truporë të vozitësit tek barku, nën pantallona është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e quajtur ndryshe edhe “çokollatë” e ndarë në dy paketime të mbështjella me qese në sasi prej 1130”, thuhet në njoftimin e doganës kosovare.
Personat dhe mallrat e zbuluara janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim të mëtejme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










