Lajme
Dy të vdekur nga ortekët në malet zvicerane
Me dy viktimat e fundit bëhen dhjetë vetë që kanë vdekur nga ortekët në Zvicër këtë dimër
Dy persona kanë humbur jetën nën ortekë, sot, e shtunë, në Engelberg (OW) dhe në Stoos (SZ). Me viktimat e fundit bëhen dhjetë vetë që kanë vdekur nga ortekët në Zvicër këtë dimër.
Orteku në Engelberg është aktivizuar pak para orës 11 në zonën Laub mbi Gerschnialp, raporton policia kantonale e Obwaldenit, shkruan sda.ch.
Sipas vëzhgimeve, të paktën dy persona janë kapur dhe mbuluar nga orteku, transmeton albinfo.ch. Jashtë shpateve të siguruara në këtë zonë kishte edhe njerëz të tjerë. Tre prej tyre janë shpëtuar shpejt, pas kalimit të ortekut, thotë komunikata.
Kërkimi i mëtejshëm në Couloir ka rezultuar i vështirë dhe i rrezikshëm për shkak të situatës së rëndë me borën. Hulumtimi megjithatë është vazhduar, pas shpertthimit të qëllimshëm që bënë forcat e shpëtimit.
Një nga tre personat e gjetur mundi të shpëtohej i padëmtuar nga masat e dëborës. Dy persona të tjerë janë lënduar rëndë me rrezik për jetën dhe janë dërguar në spital nga Rega. Personi i lënduar më rëndë ka vdekur ndërkohë.
Një skitar (freerider) 49-vjeçar ka vdekur të shtunën në mëngjes në Stoos në një shpat të pjerrët në zonën Rot Turm larg nga shpatet e siguruara të skive, përcjell albinfo.ch. Orteku i gjerë 100 deri në 150 metra e ka varrosur atë pak para orës 10 të mëngjesit, edhe pse ai kishte aktivizuar “jastëkun” e sigurisë ndaj ortekëve.
Pas nxjerrjes nga orteku dhe ndihmës së parë që iu ofrua në vend, Rega e ka transportuar personin me lëndime të papërcaktuara në spital. Por, ai ka vdekur atje pak kohë më vonë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













