Lajme
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident trafiku në Kroaci
Dy persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Zagreb–Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit, ku u përplasën një makinë dhe një autobus, të dy me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë ka njoftuar se 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac.
Automjeti u përplas fillimisht me një dre, gjë që bëri që makina të ndalonte në rrugë. Më pas, shoferi doli nga mjeti për t’u sinjalizuar automjeteve të tjera që të ngadalësonin, por autobusi nuk arriti ta shihte në kohë dhe u përplas me makinën. Si pasojë, makina theu gardhin mbrojtës dhe doli në korsinë e kundërt, ndërsa autobusi u përmbys, raporton HRT, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












