Integrimi
Dy të rinj shqiptarë digjen duke hyrë ilegalisht në Angli
Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në përpjekje për të emigruar ilegalisht në Angli
Bëhet fjalë për një djalë dhe në vajzë nga Shqipëria. Kamioni me të cilin po udhëtonin dy emigrantët shqiptarë është përfshirë nga flakët.
Mediat në Tiranë duke cituar mediet franceze bëjnë të ditur ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në kufirin mes Francës e Anglisë. Tashmë viktimat janë identifikuar si shqiptarë.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Erinda Kacorri, e cila është me origjinë nga Rrësheni.
Sic transmeton Gzeta Shqip e Tiranës kacorri ndodhej në kamion së bashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.
Kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe se ishte nisur nga Polonia, ndërsa ishte përfshirë nga flakët në terminalin e trageteve në portin Loon-Plage.
Sipas të dhënave dy shqiptarët ishin të fshehur në një kamionin i cili transportonte shufra polisteroli (bukë peshku), gjë e cila ndikoi që kamioni të merrte.
Kamioni i cili po nisej për në Angli kishte kaluar të gjitha kontrollet doganore dhe policore, në momentin që ndodhi shpërthimi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm për piano nga Kosti Deti
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte