Shkurt.ch
Dy kosovarë arrestohen në Bazel menjëherë pas grabitjes
Në natën e së martës dy kosovarë dyshohet se hynë për të grabitur klubin e natës “Borderline” i cili gjendet në Hagenaustrasse. Sapo largohen nga vendi i ngjarjes ata arrestohen nga policia zvicerane.
Policia e Bazelit ka arritur të arrestojë të martën rreth orës 3 pas mesnate dy kosovarë të moshës 23 vjeçare të cilët dyshohet që kishin tentuar për të grabitur një klub nate në rrugën Hagenaustrasse, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton “albinfo.ch”.
Qëllimi i tyre ishte vjedhja e arkës së sigurisë së parave. Ata ishin munduar me mjete të ndryshme për ta vjedhur, por një person i cili gjendej në lokal nga zhurmat e dëgjuara, ka lajmëruar policinë.
Sipas policisë zvicerane grabitësit ishin munduar të iknin nga daljet emergjente por nuk ia arritën. Njërit nga të dyshuarit iu gjetën qindra franga me vete. Se nga kanë ardhur ato para, sipas prokurorisë ende nuk është e qartë. Që të dy pritet të dalin para organeve të drejtësisë!
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











