Futboll
Dy futbollistë shqiptarë do të “luftojnë” me njëri-tjetrin për kupën e Austrisë
Ndeshja mes Austria Lustenau dhe Red Bull Salzburg zhvillohet të premten duke filluar nga ora 20:45 në Würthersee Stadion, në Klagenfurt. do të “luftojnë” me njëri tjetrin për të fituar trofeun e vlefshëm në shtetin e Austrisë.
Më në fund erdhi koha. Futbolli austriak rikthehet sërish në fushën e gjelbër. Para se të rifillojë bundesliga austriake, të premten në mbrëmje do të luhet finalja e kupës së Austrisë. Kjo ndeshje e shumë pritur zhvillohet në mes të ekipit të Austria Lustenau dhe kampionit të Austrisë, Red Bull Salzburg. Përveç kësaj, këtë ndeshje edhe më interesante do ta bëjë përballja mes dy lojëtareve shqiptarë, raporton Albinfo Austria.
Futbollistët Ismet Osmani dhe Mërgim Berisha do të “luftojnë” me njëri-tjetrin për të fituar trofeun e vlefshëm në shtetin e Austrisë.
Ismet Osmani luan si mesfushor tek Austria Lustenau dhe është 19-vjeçar, i cili këtë edicion për skuadrën e tij ka shënuar dy gola. Ndërkohë, Mërgim Berisha, 22-vjeçar është një nga sulmuesit më premtues shqiptarë në Austri dhe luan për Red Bull Salzburgun.
Ndeshja mes Austria Lustenau dhe Red Bull Salzburg zhvillohet të premten duke filluar nga ora 20:45 në Würthersee Stadion, në Klagenfurt.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










