Kosova
Duan rritje pagash, edhe kirurgët e Ferizajt në grevë
Reparti i Kirurgjisë së Spitalit Rajonal në Ferizaj do të hyjë në grevë nga dita e nesërme.
Kolegjiumi i Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim unanim që t’i bashkëngjiten grevës së Kirurgëve të filluar në QKUK dhe të kirurgëve e spitaleve Rajonale, përcjell albinfo.ch. “Greva ka të vetmen kërkesë ka rritjen e koeficientit të pagës për kirurg dhe konform kësaj rritjen e pagës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata thonë se e përkrahin grevën e kolegëve të tyre. “Shprehim keqardhjen tonë që gjatë kohës së grevës nuk do të mund të ju ofrojmë shërbime pacientëve tanë”, thuhet tutje.
Gjatë grevës do të ndërpriten operacionet efektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











