Integrimi
“Drita” e Kreuzlingenit shënon 20-vjetorin e themelimit
Ansambli i këngëve dhe valleve Drita në Kreuzlingen ka shënua vitin e 20 jubilar në një prani të madhe të musafirëve.
Diaspora shqiptare e Zvicrës shquhet për një traditë të gjatë të organizimeve e shoqatave që mbajnë gjallë mërgatën dhe kryesisht fëmijët me aktivitete kulturore që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës shqiptare.
Pas një periudhe të gjatë pune e sakrifice, sot nuk janë të pakta shoqatat e mërgatës shqiptare që festojnë dekadën e dytë e tretë të themelimit me fëmijë që janë rritur nëpër këto shoqata.
Kështu të dielën ka festuar dekadën e dytë të themelimit ansambli i këngëve dhe valleve “Drita” me seli në Kreuzlingen, nën drejtimin e kryetarit Haradin Gashi, i cili ka ka prezantuar një monografi të punës 2o-vjeçare. Ai në një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmit, duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe puna vullnetare e shumë bashkatdhetarëve për të mbajtur gjallë ansamblin “Drita”, e cila për shumë familje shqiptare ka qenë një Kosovë e vogël për t’i mbajtur lidhjet e fëmijëve të tyre me vendin e prejardhjes.
Para një numri të shumtë të pranishmëve një fjalë rasti kanë mbajtur edhe përfaqësueset e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramdani dhe Bahrije Sylejmani. Musafirët i ka përshëndetur edhe ikona e muzikës sonë, Shkurte Fejza, Nikoll Nikprela dhe të tjerë.
Kryetari i “Dritës”, Haradin Gashi, ka ndarë mirënjohje për shumë personalitete e kontribues të shoqatës që ishin të pranishëm në këtë manifestim.
Ansambli “Drita” ka shfaqur një program të pasur me këngë e valle, përderisa ushqime e specialitete nga kuzhina jonë janë shërbyer me bollëk.


Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar
















